Familja nga Kanina me serë kanabisi, 262 kg drogë në banesë, babai e djemtë marrin arratinë në Vlorë
Një familje nga Kanina e Vlorës e kishte kthyer shtëpinë në magazinë kanabisi të cilën e kultivonte në një serë me ngrohje.
Veprimtaria e paligjshme ishte diktuar dhe kur policia u shkoi për kontroll u gjeti në banesë 210 kilogramë kanabis, e gatshme për tu shitur.
Ndërsa në një ambient të përshtatur si serë, u gjetën edhe rreth 52 kilogram kanabis në proces tharje.
Në Total 262 kilogram kanabis sativa të cilat u sekuestruan si provë.
Por kryefamiljari 45 vjeçar Fatbardh Kapllanaj dhe dy djemtë Engjëllush dhe Klajdi Kapllanaj, përkatësisht, 22 dhe 20 vjeç, arritën t'i shpëtojnë prangave dhe tashmë janë shpallur në kërkim.
Zbulimi i një lidhjeve të paligjshme energjie në serën e kanabisit çoi në pranga punonjësin e OSHEE-së, Gramos Islamaj, për “Shpërdorim i detyrës”.
Ndërsa kryeplaku i fshatit Kaninë, Andon Todi, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit, pasi sipas policisë nuk ka denoncuar kultivimin e kanabisit nga familja Kapllanaj.
Ndërsa një 56 vjeçar banues në Babrru të Tiranës ishte kthyer në fshatin malor të Kostenjës në Librazhd për të kultivuar bimë narkotike.
Në një zonë të pyllëzuar atje, ai kishte mbjellë kanabis sativa.
Kur kanë shkuar në zonën malore, nuk kanë arritur ta vënë në pranga 56 vjeçarin i cili është larguar duke shfrytëzuar edhe terrenin.
Të ashtuquajturat shtëpi bari, ku bima narkotike rritet me ngrohje në ambiente të mbyllura ose sera është konfirmuar këtë vit si trend I ri I kultivimit të hashashit, krahas parcelave të vogla në zonat e pyllëzuara malore.
