Vijon aktive vatra e zjarrit në zonën e Molungut në Mirditë, pritet ndërhyrja nga ajri

Vijon të jetë aktiv zjarri në zonën e  Molungut në Mirditë.

Aktualisht flakët nuk përbëjnë rrezik për zonën e banuar.  

Forcat e ushtrisë po punojnë pa ndërprerje për shuarjen e flakëve.

Burime për Ora News bëjnë me dije se  paraditen e sotme pritet të ketë edhe ndërhyrje nga ajri me helikopter për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.