Nesër vijnë afganët e parë, boshatisen godinat 7 e 8 tek Qyteti Studenti


Foto: LSA, studentet largohen nga godina e qytetit Studenti

Avioni i parë me shtetas afganë të cilët do të strehohen në Shqipëri pritet të mbërrijë në Rinas nesër dhe jo sot para mesnatës, siç ishte parashikuar. Shtyrja lidhet me zhvillimet kaotike në Kabul.

Pak orë para operacionit Ambasadorja amerikane në Tiranë zhvilloi një takim më ministren e jashtme Olta Xhaçka mesditën e sotme.

Yuri Kim vlerësoi kontributin e Shqipërisë për strehimin e shtetasve afganë por nuk tha një shifer të saktë në lidhje me numrin e personave që do të strehohen në vendin tonë.

"E vlerësojmë shumë këtë gjest të Shqipërisë pë rata që poi kin nga një zonë e luftës. Bota duhet ta dijë dhe duhet të jenë mirënjohës ndaj Shqipërisë. Nuk kemi një numër të saktë ende sepse ndryshon nga momenti në moment"

Nga ana tjetër ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka pohuar se një shqiptare që ka punuar për organizata humanitare ka mbetur në Afganistan dhe po punohet për kthimin e saj.

Përvec Tiranës, në zonën e qytetit Studenti dhe Durrësit duket se qeveria ka zgjedhur edhe ambjente të tjera për sisteminin e shtetasve të huaj. Prej pasditës së të hënës, disa godina të qytetit studenti janë boshtisur për ti lënë vendin afganëve.

Boshatisen godinat 7 e 8 tek Qyteti Studenti

Sipas vëzhgimit të Ora News godinat nr 7 dhe 8 janë boshatisur që prej mëngjesit pasi studentët kanë liruar dhomat për tu zhvendosur në një tjeter ambient.

Sipas burimeve grupi i parë i cili do të mbërrijë në Shqipëri do të përbëhet nga rreth 250 shtetas afgane, ku përfshihen ata përsona të cilët kanë dhënë kontributin e tyre krah SHBA-së dhe NATO-s gjatë misioneve në Afganistan.

Bëhet fjalë për përkthyesë dhe bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshëm të strukturave amerikane në Afganistan. Ata do të transferohen së bashku me familjet e tyre.

Një prej anëtarëve të kabinetit Rama, është caktuar të merret me organizimin e të gjithë procesit të pritjes dhe akomodimit të afganëve, të cilët parashikohet të ndahen në disa grupe duke u strehuar në struktura të veçanta.