Berat: Përmbyset kamionçina me materiale ndërtimi, 1 i vdekur e 3 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Berat. Një mjet tip kamionçinë,në të cilin udhëtonin 4 shtetas ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen pasi ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Beratit 58-vjeçari Zybo Brami.

Të plagosurit e tjerë: Daniel Brami 26-vjeç dhe Rani Brami 12-vjeç dhe drejtuesi i mjetit Astrit Kanaçi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Beratit,nga ku pritet të transportohen me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë,ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë.