Plagosi 33-vjeçarin në dhomën e hotelit në Ksamil, Gjykata lë në burg autorin

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Edison Vyzaj autor i plagosjes së Taulant Beqirit, në një hotel në Ksamil.

Gjithashtu arrest me burg Gjykata ka caktuar edhe për shtetasin italian Makawitage Perera 24 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale, "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, si dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës".

Për 33 vjeçarin që mbeti i plagosur është dhënë masa e sigurisë "Arrest shtëpie" për veprën penale" Mos kallëzim krimi" dhe "Prodhim dhe shitja e narkotikëve".

Gjatë seancës gjyqësore të tre personat kanë dëshmuar se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.