Digjen "Sarajet" e Toptanasve në qendër të Tiranës

Një nga objektet kryesore historike në qendër të Tiranës, i njohur edhe si sarajet e toptanasve u shkrumbua nga flakët gjatë orëve të natës.

Denoncimi për zjarrvënien u bë nga qytetarët e ndodhur pranë zonës me anë të videove të publikuara në rrjetet sociale

Policia e Tiranës reagoi tetë orë pas ngjarjes, duke thënë se më datë 16.08.2021, rreth orës 23:40, në rrugën “Abdi Toptani”, ka rënë zjarr në një lokal, ku ka vetëm dëme materiale. Sipas policisë, grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Digjen "Sarajet" e Toptanasve në qendër të Tiranës

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Te vetmet imazhe të ngjarjes, janë përcjellë nga qytetarë në rrjetet sociale nga ku shihet se flaket kanë përpirë ndërtesën.

Sarajet e Toptaneve konsiderohen si vila me arkitekturën më të rrallë ne kryeqytet.

Para disa vitesh ky vend ka funksionuar si bar-restorant, por tashmë është i mbyllur dhe nuk lejohen vizitorë.

Sarajet janë ndërtuar rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, ekspertët e grupit të hetimit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes vetëm në orën 10.00 të së martës, 17 gusht, kur mediat ishin të pranishme me transmetime live për ngjarjen.

“Kam shqetësimin tim dhe guxoj ta them se këtu duan të ndërtojnë pallat” tha Goci.

Aktivisti Ervin Goci ka reaguar në lidhje me djegien e objektit historik të njohur si Sarajet në qendër të Tiranës duke akuzuar Bashkinë e Tiranës dhe ministrinë e Kulturës. Goci tha nga vendi i ngjarjes se zjarrvënia është një skenar për të ndryshuar statusin e pronës si momument kulture ndërsa tha se plani është që zona të përdoret për ndërtim pallatesh.

Sipas aktivistit objekti me vlera historike është nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës por është lënë qëllimisht pa asnjë ruajtje duke rënë pre e zjarrit.

Goci kritikoi publikimin e videove nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj pasi tha se ato janë objekt i punës së policisë.

Digjen "Sarajet" e Toptanasve në qendër të Tiranës

Nga ana tjetër një nga përfaqësuesit e pronarëve, ka thënë se ka dyshime se zjarrvënia është akt i qëllimshëm.

Vjollca Shkreli: Ne kemi harxhuar 450 milione të marrim pronat por nuk i marrim dot. Ia vunë zjarrin sarajeve do ia venë edhe muzeut etnografik.  

Guida turistike e Tiranës përshkruan se Sarajet ndodhen në rrugën “Abdi Toptani” në kontrast me pallatet shumëkatëshe.

Objekti ka funksionuar si bar-restorant por tashmë është mbyllur për vizitorët. Kompleksi është ndërtuar rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Ato përbëhen nga 32 ambiente në stilin oriental, të zbukuruara me dekoracione të ndryshme.

Digjen "Sarajet" e Toptanasve në qendër të Tiranës