Një shtetase shqiptare ka mbetur në Afganistan

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një deklaratë për mediet u shpreh se një shtetase shqiptare ndodhet në Afganistan dhe nga ana e ministrisë së  Jashtme po punohet për riatdhesimin sa më të shpejtë të kësaj shtetaseje.

Peleshi: "Sa i përket një shtetaseje shqiptare, mund të konfirmoj se kam qenë nga kontaktet e para që jam kontaktuar nga familjarët e një shtetaseje që punonte aty për një organizatë të huaj. Që në momentin e parë ministria e Jashtme që është përgjegjëse dhe e angazhuar kanë pasur informacione po bëjnë gjithçka që duhet për të bërë riatdhesimin sa më të shpejtë të kësaj shtetaseje shqiptare në vendin tonë. Besoj që do të jetë një operacion që do të ekzekutohet me sukses."

Ditën e sotme do të mbërrijë në Rinas kontigjenti i parë i shtetasve nga Afganistani për tu strehuar përkohësisht në Shqipëri.

Bëhet fjalë për përkthyesë dhe bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshëm të strukturave amerikane në Afganistan. Ata do të transferohen së bashku me familjet e tyre.