Kultivoi kanabis në Librazhd, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Tirana
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2021, 09:38
Një 56-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Librazhdit pasi ju konstatuan bimë narkotike kanabis të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kostenjë, Librazhd.
Sipas njoftimit të uniformave blu, "bazuar në informacionet e marra në rrugë policore kanë konstatuar bimë narkotike kanabis të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kostenjë, Librazhd dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin B.M., 56 vjeç, banues në Paskuqan Babrru, Tiranë."
Policia vijon punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
