Zjarri tek Sarajet e Toptanëve, Agron Shehaj: Me lejen e Veliajt, ka gati projektin për ndërtimin e kullave
Sarajet e Toptanëve janë përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së djeshme, 16 gusht.
Raportet paraprake flasin për zjarrvënie të qëllimshme pasi në vendngjarje ka pasur dëshmitarë që e kanë thënë një fakt të tillë.
Agron Shehaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook akuzon kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se ka dhënë lejen për të vënë zjarrin.
Shehaj shprehet se pas Teatrit përflitej për një projekt për ndërtimin e kullave në zonën e Sarajeve, dhe pas zjarrit të djeshëm këto dyshime u bënë realitet.
Statusi i plotë:
"Djegia dhe shkatërrimi i Sarajeve të Toptanëve, e vetmja dhe më e vjetra e mbijetuar në Tiranë, është një humbje e madhe për trashëgiminë kulturore shqiptare.
Pas shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, përflitej prishja e Sarajeve si pjesë e planit të ndërtimit të kullave në atë vend. Ato dyshime u bënë realitet.
Zjarrvënia është bërë me leje të kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, i cili ka gati edhe lejen e ndërtimit.
Kalojnë vitet, ndryshojnë kryebashkiakët por fatkeqësisht nuk ndryshon keqqeverisja.
Erjon Veliaj, nëpërmjet korrupsionit, ka vendosur postin e kryebashkiakut në shërbim të oligarkëve dhe pastrimit të parave."
