"Drejtimi taliban i Tiranës", Vasili: Rama-Veliaj djeg historinë e saj për një kullë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e ka dënuar zjarrin tek "Sarajet" mbrëmjen e djeshme në kryeqytet duke e cilësuar si drejtim taliban i Tiranës nga Rama dhe Veliaj.

Vasili shprehet se Rama dhe Veliaj duhet të jenë shumë të lumtur që u hap sheshi për një kullë tjetër. Vasili i cilëson si talibanë që qeverisin qytetin i cili po "zhvishet" nga çdo vlerë historike.



"Drejtimi taliban I Tiranes, Rama Veliaj, djeg historine e saj per nje kulle!

Sarajet me zemer te Tiranes u pushtuan nga flaket.

Sarajet e Toptansve jane monument kulture, mbrojtur nga shteti.

Viti i ndertimit 1833-1840.

Deshmi e nje arkitekture tipike te ndertesave feudale urbane te Tiranes se XIX.

Sarajet e Toptansve jane pasuri e deshmi arkitektonike e historike e Tiranes ne pedonalen qe mban te njejtin emer.

Duhet te jene shume "te lumtur" Rama dhe Veliaj se u hap sheshi per nje kulle tjeter.

Duhet te jene thellesisht te lumtur Rama dhe Veliaj se shkretimi i Tiranes nga çdo vlere historike po ecen "shkelqyeshem" nen udheheqjen talibane te tyre.

Tiranasit nuk kane pare kurre te tille talibane, qe ta qeverisin kete qytet."