Strehimi i afganëve, Edhe Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit amerikan mirënjohës Kosovës e Shqipërisë

Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit amerikan i shprehu mirënjohje Kosovës dhe Shqipërisë për gatishmërinë për të strehuar afganët.

“Mes trazirave dhe kaosit të tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Afganistani, ne i jemi mirënjohës miqve, Shqipërisë dhe Kosovës që ranë dakord të ofrojnë një strehë të përkohshme të sigurt për afganët e cenueshëm” shkruhet në një postim në twitter të Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan.