Video/ Pelikani kaçurrel shfaqet në Liqenin e Shkodrës
Pelikani kaçurrel është parë ditën e sotme, 16 gusht në Liqenin e Shkodrës.
Lajmi është bërë i ditur nga Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër e cila postoi një video në Facebook.
Pelikani kaçurrel (Pelecanus crispus)-një shpend fluturues, folebërës nga familja e pelikanëve. Popullata më e madhe e këtij lloji të pelilkanëve gjendet në lagunën Karavashta në Shqipëri. Në Maqedoni gjendet në Liqenin e Prespës. Takohet edhe në liqenin e Shkodrës dhe në rezervatin Srebrna në Bullgari.
Gjatësia e trupit është rreth 180 cm, ndërsa hapja e krahëve rreth 3 m. Pesha mesatare është prej 11,5 kilogramë dhe e bën shpendin më të rëndë në botë të gjinisë së vet.
Pelikanët foletë e veta zakonisht i bëjnë në ishuj, laguna, delta lumenjsh ose vende të ndërthurura me vegjetacion të dendur ujor. Shumimi fillon në muajin mars dhe prill. Hapësira jetësore e këtij shpendi janë brigjet të mbuluara me mprehtësinë e deteve, liqeneve dhe ngushticave të lumenjve të pasura me peshq. Ushqehet kryesisht me peshk. Ushqimin e gjuan vetëm ose në grup me dy ose tre pelikanë.
