Gjirokastër/ Zjarr i madh në fshatin Andon Poçi, flakët rrezikojnë të prekin banesat

Një zjarr i madh raportohet të ketë rënë në fshatin Andon Poçi Bashkia Gjirokastër.

Me dhjetëra forca kane shkuar ne vendngjarje për të shuar flaket e zjarrit të cilat janë tepër agresive tek shkurret në hyrje të fshatit.

Në ndihmë kanë shkuar edhe 3 PMNZSH e Gjirokastrës, Dropullit dhe Libohovës.

Situata mund te precipitojë nga momenti ne moment pasi era po favorizon që zjarri të prekë edhe banesat e fshatit.

Mësohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.