Pamje të tjera të frikshme nga Kabuli/ Afgani qëndron i varur në rrotat e avionit ushtarak në lëvizje

Pamjet e një afgani të kapur në pjesën e jashtme të një avioni që transportonte civilë jashtë aeroportit të Kabulit janë bërë virale në mediet sociale.

Washington Post raportoi për mbetjet njerëzore në rrotat e një avioni ushtarak amerikan i cili u detyrua të bënte ulje emergjente.

Afganët e dëshpëruar u kapën në anën e një aeroplani ushtarak amerikan në lëvizje duke u përpjekur të largoheshin  nga aeroporti i Kabulit. Dy prej tyre vdiqën menjëherë pas ngritjes së avionit.

Skenat kaotike dhe tragjike në aeroport pas rënies së Kabulit në duart e talibanëve ka të ngjarë të bëhen një simbol përcaktues i dështimit të perëndimit në Afganistan.