Video/ Banorët e Kuçovës përplasen me inspektorët e IKMT-së
Inspektoriati i IKMT ka shkuar në bashkinë e Kuçovës për t'u njohur me akuzat e banorëve të fshatit Lumas lidhur me investimin e ujësjellësit të burimit të Sinecit .
Ata pas kontrollit në bashkinë e Kuçovës aa janë ndalur në zonën e vendburimit të Sinecit ku sipas banorëve është zonë e mbrojtur dhe nuk duhet prekur .
Gjatë inspektimit IKMT ka pasur përplasje me banorët e zonës të cilët janë irrituar duke ju bllokuar rrugën inxhinierit të urbanistikës së bashkisë së Kuçovës si dhe përfaqësuesve të IKMT Tiranë .
Gjatë konstatimit në vend Inspektorët e IKMT të shoqëruar nga inxhinier të bashkisë Kuçovë kanë parë nga afër vendburimin e kanionit të Sinecit.
Banorët shprehen se ne nuk kemi besim tek inspektimi i IKMT Tiranë sepse erdhën të shoqëruar nga inxhinier të bashkisë Kuçovë si dhe përfaqësues të firmës Salillari .
"Protestuesit u irrituan për arsye se IKMT nuk kishte pse të merrte inxhinierët dhe inspektorët e Salillarit."
Kërkojnë drejtësi nga ky institucion dhe jo të mbajë anën e Bashkisë dhe oligarkut Salillari .
Ndërsa avokati i çështjes tha se grupi i inspektimit i IKMT konstatoi dhe pyeti vetëm inxhinierët e Bashkisë dhe inxhinierët e firmës Salillari .
