Shqipëria mirëpret afganët, Gurra: Vendi ynë gjithmonë ka qenë një derë e hapur për ata që i janë larguar luftës

Ish-Myftiu i Tiranës, Ylli Gura i ftuar në studion e RTV Ora ka folur për strehimin e afganëve në vendin tonë. Ai u shpreh se Shqipëria  ka qenë gjithmonë një derë e hapur për ata që i kanë ikur tragjedive dhe luftërave.

Përsa i përket numrit të personave që do të vijnë në Shqipëri dhe qëndrimit të tyre, zoti Gurra u shpreh se Shqipëria do të presë një numër më të vogël në krahasim  me vendet e tjera.

Përsa i përket kohëzgjatjes së qëndrimit, ajo varet nga koha e dhënies së vizave për t'u zhvendosur më pas një SHBA.

Gurra: "Shqipëria sikundër ka vepruar dhe herë të tjera ka qenë një derë e hapur për ata që i kanë ikur tragjedive, luftërave, pasigurisë të jetesës në vendet e tyre. Nuk ka asnjë problematikë të llojit që rrethohet apo vishet e gjitha me konspiracion. Ata janë qytetarë afganë të cilët përkohësisht do të qëndrojnë në Shqipëri. Numri i personave që do të sillen nuk do të jetë i shumtë në krahasim me atë që ka marrë Kanadaja dhe Katari së fundmi 8000 qytetarë afganë. Qëndrimi i tyre do të jetë i kushtëzuar nga kohëzgjatja e dhënies së vizave respektive për kategori të tilla për t'u zhvendosur më pas në SHBA. Statusi i tyre që në fillim është azilant politik. "

Intervistoi Besmira Pelushaj