Lumasi s'i ndahet Salillarit, protestë në Kuçovë: Sineci do të jetë fundi i oligarkut shkatërrimtar

Banorët e Lumasit e konsiderojnë Pëllumb Salillarin oligark që po grabit Shqipërinë, ndaj krahas dy padive në SPAK nuk lënë rast pa e denoncuar publikisht.

"Oligarku Salillari i cili jo vetëm në Lumas po kudo që ka shkelur ka shkatërruar gjithçka."

"Peshku i madh e ha të voglin, por do t'i ngecë në fyt edhe ky peshk."

Me pankarta denoncuese e thirrje për drejtësi, u mblodhën para bashkisë së Kuçovës nga ku kërkuan pezullimin e menjëhershëm të punimeve për ndërtimin e ujësjellësit në burimin e Sinecit.

Projekti I Bashkisë së Kuçovës dhe Fadromat e Salillarit thonë se po shkatërrojnë zonën e mbrojtur.

"IMT ka interes që i vonon me qëllim që të avancojë Salillari punimet."

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit për rajonin me qendër në Elbasan gjeti shkelje në zbatimin e projektit, ndaj banorët kanë paditur në SPAK kryeinspektorin pranë IKMT Tiranë, Albert Zybeja i cili sipas tyre nuk zyrtarizon pezullimin e projektit për të mbrojtur Salillarin.

Veçse për shkatërrimin e Sinecit, ndërtuesi Pëllumb Sallillari është paditur në SPAK bashkë me kryebashkiaken e Dimalit, Juljana Memaj për atë që banorët e konsiderojnë masakër mjedisore mbi guroren e Gurit të Bardhë.