Pa ujë në qendër të Tiranës, tek 9-katëshet mungon furnizimi, banorët: Blejmë bidonë

Problemi i mungesës së ujit të pijshëm nuk i ka shpëtuar as qendrës së Tiranës.

Te 9-katëshet banorët ankohen për mungesën e ujit të pijshëm, e ndaj detyrohen të përdorin shishe të tilla për t’i mbushur diku tjetër pasi uji që shkon në çezmat e tyre vjen me orar të reduktuar dhe është i pamjaftueshëm edhe për të mbuluar nevojat më bazike.

Prej 15 ditësh banorët përballen me këtë shqetësim.

Mungesën e furnizimit në qendër të Tiranës qytetarët e cilësojnë anormalitet.

"Në qendër të qytetit vuajmë për ujë. Edhe në fshatrat më të humbura ka ujë. Ne këtu me bidonë dhe kova, në qendër të Tiranës," thotë qytetari.

Për shkak të nevojave të jetesës në kushtet e temperaturave të larta qytetarët detyrohen të blejnë ujë ose të shkojnë për të mbushur ujë në zonën e Pazarit të ri tek të afërmit.

"Vunë një rubineta atje kot sa për të nxjerrë ajrin edhe s'kemi përsëri ujë. Shkojmë te Pazari i ri me bidonë dhe karrocë që marrim ujë," thotë qytetari.

Problematikën e kanë ngritur edhe pranë UKT-së ,por nuk kanë marrë zgjidhje.

Sërish ata nuk kanë ujë në banesa.

"Një nga këta se unë kam qenë në Itali, tani kam ardhur, një nga të pallatit shkoi në bashki dhe absolutisht asnjë ndërhyrje," thotë qytetari.

Mungesa e furnizimit me ujë duket se ka mbetur një problematikë e pa zgjidhur në shumë zona në kryeqytetit pavarësisht apeleve të vazhdueshme të banorëve.

Pa ujë në qendër të Tiranës, tek 9-katëshet mungon

Pa ujë në qendër të Tiranës, tek 9-katëshet mungon

Pa ujë në qendër të Tiranës, tek 9-katëshet mungon

Pa ujë në qendër të Tiranës, tek 9-katëshet mungon