Mundo Deportivo hedh "bombën": Reali do të shkojë në Premier League. Klubi e përgënjeshtron
Me një president si Florentino Perez, nuk mund të jesh i qetë pasi surprizat nuk do të mungojnë. Sot gazeta katalanase, "El Mundo Deportivo" ka hedhur një lajm bombë se Real Madrid mund të braktisë La Ligan dhe të emigrojë në Premier League për disa arsye madhore.
E para është konflikti me fondin CVC, që ka blerê té drejtat audiovizive të ekipeve spanjolle por jo të Realit dhe Barcës që nuk pranuan dhe këta tashmë janë në një betejë edhe me Ligën e Futbollit.
E dyta ka të bëjë me deshtimin e projektit European Superleague, e cila do të mbushte arkat e Realit dhe tani Perez ka mbetur në vështirësi.
"Mundo Deportivo" shkruan se klubi prej javësh po analizon mundësinë e largimit me Premier League të favorizuar por nuk përjashtohen as Seria A e as Bundesliga.
Lajmi bëri xhiron e botës çka solli edhe përgënjeshtrimin e klubit spanjoll i cili e quajti një lajm të pabazë, të pamundur dhe me synimin për të destabilizuar klubin madrilen.