Sezon i ri por Arsenal i "vjetër". Topçinjtë munden që në nisje të Premier League

Arsenali mund të marrë shumë lojtarë e shumë talente por duket se nuk do të ndryshojë shumë nga ekipi i vitit të kaluar.

Skuadra e Mikel Artetas shokohet që në startin e Premier League dhe në ndeshjen hapëse të kampionatit ndaj Brentford, pësojnë një humbje 2-0.

Për më tepër, Brentford është ekip i ardhur nga Championship dhe askush nuk mund ta imagjinonte një debutim të tillë për Arsenalin që kishte dhe Granit Xhakën kapiten në fushë.

Sergi Cannos në 22' dhe Norgaard në 73' ishin autorët e golave të Brentfort të cilët marrin një fitore historike në një rikthim historik mes më të mirëve në futbollin anglez.

Në anën tjetër, edhe pse është vetëm fillimi, një humbje e tillë me një ekip që vjen nga një kategori më poshtë nuk është as sinjal i mirë dhe as një start që e mendonin tifozët dhe tani gjërat për Artetën do të bëhen serioze.