Gërmimet në varrezën mesjetare në Përmet, Rama: Janë nxjerrë në dritë të tjera objekte
Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër kanë nxjerrë të tjera objekte historike nw gërmimet e tyre.
Lajmin e ka shpwrndarw edhe kryeministri i vendit, Edi Rama i cili shkruan se sipas studimeve paraprake, vathët, unazat dhe varëset e zbukuruara i përkasin mesjetës së hershme, prej shek. VIII-IX deri në XI.
Rama: Vazhdojnë gërmimet arkeologjike në varrezën e zbuluar mesjetare të Përmetit. Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër kanë nxjerrë në dritë të tjera objekte dhe po dokumentojnë rezultatet e gërmimeve. Sipas studimeve paraprake, vathët, unazat dhe varëset e zbukuruara i përkasin mesjetës së hershme, prej shek. VIII-IX deri në XI. Zbulimi i kësaj varreze shton informacionin për gjeografinë kulturore të tokës arbërore.
