Dy kalimtarë humbin jetën në dy aksidente brenda 24 orëve

Brenda harkut kohor të 7 orëve, dy persona kanë ndërruar jetë pas dy aksidenteve të ndryshme në vendin tonë.

Aksidenti i parë është shënuar në autostradën Levan-Vlorë. Ku një këmbësor ka ndërruar jetë mbrëmjen e së premtes, pasi është goditur nga një automjet.

Nga burimet e policisë, bëhet me dije se viktima ka qenë duke kaluar mes për mes autostradës kur është  goditur nga automjeti, i cili s'ka mundur të frenoj dot në kohë, pasi dyshohet se ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth ores 22:20 kur automjeti me drejtues Ymer Xhahysën, ka përplasur një person rreth të 50-tave, i cili ka ndërruar jetë menjëherë për shkak të forces së madhe goditëse.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti, ndërkohë që drejtuesi i mjetit, Ymer Xhahysa është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë për sqarimin e rrethanave të ngjajres.

Segmenti Levan-Vlorë, prej kohësh është kthyer në një burim aksidentesh me pasojë vdekjen. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë në këtë autostradë, pothuasje në të njëjtën mënyrë humbi jetën edhe një grua.

Ndërkohë, vetëm 7 orë pas aksidentit të pare, në një tjetër autostradë në atë Durrës-Tiranë, rreth ores 05:20 të mëngjesit, 71-vjeçari me inicialet N.K ka përplasur për vdekje këmbësorin K. M, 60 vjeç.

Edhe në këtë ngjarje të rëndë, shkak ka qenë pakujdesia e këmbësorit,  i cili ka tentuar të kalojë autostradën nga një ka hi rrugës në tjetrën, por edhe shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte 71-vjeçari, i cili tashmë është i arrestuar në komisaratin e policisë së Durrësit.