Tiranë, u gjendet kanabis me vete, prangosen 2 persona

Policia e Tiranës ka prangosur dy persona, pasi gjatë kontrollin fizik u janë gjetur sasi kanabisi.

Bëhet fjalë për shtetasit D. J., 26 vjeç dhe E. I., 27 vjeç.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: D. J., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis; E. I., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit të çantës personale nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis." - njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.