Në Kaninë brezat i bashkon festa

Fshati që qëndron si ballkon mbi Vlorë, me një pamje të mrekullueshme, organizoi për të shtatin vit festën që bën bashkë të rinj e të moshuar.

Synimi është të mos harrohet vendlindja dhe histora qindravjeçare e një nga zonave më të lavdishme të Vlorës, thotë kryeplaku i fshatit Astrit Alilaj.

Në Kaninë brezat i bashkon festa

Doktor Skënder Brataj, me origjinë nga Kanina shprehet se ky takim është mundësi e mirë për t`ju treguar rrënjët e të parëve fëmijëve që kanë lindur jashtë vendit.

Festës ju bashkuan emigrantë që jetën e kanë ndërtuar në shtete të tjera, shqiptarë nga Kosova dhe turistë të huaj.

Në Kaninë brezat i bashkon festa

Kënga polifonike, vallet dhe gatimet tradicionale shoqëruan të pranishmit përgjatë gjithë festës.