I riu nga Thumana e Krujës bie nga kati i 3-të i banesës, vdes rrugës për në spital

Një 25 vjeçar është rrëzuar nga kati i tretë i banesës së tij duke gjetur vdekjen.

Ngjarja është shënuar sot rreth orës 12:15, në fshatin Thumanë, Krujë.

“Dyshohet se ka rënë nga kati i 3-të i banesës së tij shtetasi K. Ç., 25 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë gjatë transportimit të tij për në spital” informoi sot policia e Durrësit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.