Zyrat e Aleat të hapura edhe të shtunën

Nga kjo e shtunë e deri në fund të muajit guisht zyrat e aplikimit dhe zyrat e shpërndarjes së dokumenteve biometrik do të jenë hapur nga ora 8 e mëngjesit e deri sa të mbarojë punë qytetari i fundit në radhë.

Këtë njoftim e bëri Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj.

E gjitha kjo është bërë për të përballuar fluksin e aplikimeve që është shtuar me kthimin në atdhe të shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë.

Doracaj njoftoi se të hapura do jenë jo vetëm zyrat e aplikimit, por edhe zyrat e shpërndarjes së dokumenteve biometrike pranë Policisë së Shtetit në çdo qark.