Vlorë, 16-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe futet në dyqan, plagoset një grua

Një aksident ka ditën e sotme në Vlorë ku për pasojë është plagosur një person.

Një automjet është futur brenda një biznesi në brendësi të një lagjeje në Vlorë.

Burimet e policisë së Vlorës bëjnë me dije se është plagosur një grua e cila në atë kohë po blinte ushqime brenda marketit ku ndodhi aksidenti.

"Më datë 14.08.2021, rreth orës 16:20, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, një 16-vjeçar, i cili kishte marrë automjetin pa lejen e prindërve, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me vitrinën e një dyqani, për pasojë është dëmtuar shtetasja me inicale E. A., 37 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjeksore, do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme." - njofton policia

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.