Vijon zjarri në malin e Tërbunit në Pukë, edhe në Lezhë kërkohet ndihma e helikopterit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2021, 11:05
Vatra e zjarrit ne malin e Tërbunit vazhdon të jetë aktive.
Këtë të shtunë për të punuar në shuarjen e flakëve janë angazhuar në operacion 150 ushtarë të lokalizuar përgjate perimetrit te zjarrit, 12 zjarrfikes si dhe një helikopter po vijon punen nga ajri. Pjesa veriore është nën kontroll, pjesa lindore dhe pjesa perëndimore vazhdon të jetë problematike dhe po punohet intensivisht për izolimin e vatrës.
Ndërkohë një vatër zjarri e cila ka përshkuar 20 ha tokë është në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh të Lezhës.
Autoritetet kërkojnë ndërhyrjen nga helikopteri.