Pro e kundër vaksinës me detyrim

Megjithëse ende nuk ka një vendim zyrëtar nga institucionet shtetërore për vaksinimin e detyruar , nga një pjesë e qytetarëve kjo shihet si një mundësisi e mirë për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Ata thonë se besojnë te shkenca dhe se vlerësojnë çdo veprim që mund të merret për kujdesin e shëndetit të tyre.

“Vaksina duhet bërë patjetër” thote një qytetar.

Megjithatë ka edhe nga ata që megjithëse janë vaksinuar nuk e shohin të drejtë vaksniminin e detyrueshëm.

Thonë se janë kushte që ndoshta nuk mund të ofrohen për të gjithë.

Të tjerë e shohin si një shkelje e të drejtave të njeriut.

“Këtu cënohen liritë e të drejtat e njeriut. Na obligojnë” thote një qytetar tjetër

Skeptik ndaj vaksinave shprehen edhe për faktin se ka pasur raste kur janë infektuar, pavarësisht injektimit të dy dozave.

Deri tani janë kryer rreth 1.3 mln vaskina, interesi është shtuar edhe më shumë në muajin e hapur ku veç të tjerash po ofrohen edhe vaksinat Pfizer për të gjitha grupmoshat.