Në Yzberisht, një ditë pasi autobusi ra në gropë, u shemb "asfalti elektoral"

Ora News ishte sot në rrugën “Tre dëshmorët” në zonën e Yzberishtit aty ku një ditë më parë autobusi i linjës “Yzberisht – Qendër” ra në një grope duke shkaktuar panik tek pasagjerët e autobusit.

Banorët thonë se në Shqipëri duhet të ndodhin situata që të ketë ndërgjegjësim të organeve kompetente.

Nga ana tjetër banorët e zonës thonë se shumë segmente të Yzberishtit përballen me infarstrukturë të degraduar.

Pikërisht në vendin ku autobusi i linjës Yzberisht-Qendër ka rënë në gropë si pasojë e shpërthimit të tubacionit të ujit,ngjarje kjo që ka panikosur pasagjerët të cilët ndodheshin në të.”

Një ditë pas këtij incidenti të pakëndshëm eskavatorët kanë nisur punën për sistemin e kanalizimeve.

Në Yzberisht, një ditë pasi autobusi ra në gropë, u

Por çfarë komenti japin qytetarët e zonës dhe dëshmitarët okularë pas situates së një dite më parë?

Banorë të zonës thonë se rrugët në Tiranë shtrohen për asfalt electoral e ndaj ndodhin dhe incidente të tilla.Yzberishti thonë ata ka infrastrukture që lë shumë për të dëshiruar.

Një tjetër problematic është dhe trotuatri i cili është gjithë gropa.

Më shqetësuese rruga është për fëmijët.

Banorët shpresojnë që autoritetet shtetërore të bëhen më përgjegjshme për asfaltimin e rrugëve brënda parametrave të duhura pasi në të kundërt me  situata të tilla do të pëballen periodikisht.