"Hapni shkollën!" Protesta e banorëve të fshatit Suç në Klos
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 duket se e dëmtoi shkollën “Haxhi Lata” në fshatin Suç të bashkisë Klos por nxënësit vijuan mësimin deri në qershor të 2020 në këtë godinë.
Një inspektim nga autoritetet e cilësoi godinën si të rrezikshme ndaj 7 muaj pas tërmetit ata vendosën që ta mbyllin shkollën.
Prindërit e cilësojnë vendimin si jo të drejtë.
Nëse ishte duke u shembur, po pse qëndruan 3 muaj pas tërmetit nxënësit në shkollë.
Ata thonë se mbyllja e shkollës ka krijuar problenmatika tek ta, ndaj protestojnë që mësimi të zhvillohet aty.
Banorët i bëjnë apel institucioneve për një riinspektim të objektit.
“Kjo shkollë është ndërtuar 10 vite më parë”
Ata kanë paralajmëruar zhvillimin e protestave të tjera e deri në mosdërgimin e fëmijëve në shkollë në muajin shtator
Godina e shkollës së mesme të bashkuar në Suç ka një plasaritje në anën lindore dhe sipas banorëve kjo ka qenë arsyeja që është mbyllur. Por edhe pse është marrë vendimi për shëmbje shkolla nuk ka asnjë shirit apo tabelë ku tregon që ka rrezikshmëri.
