Festa e Ziçishtit
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 14 Gusht 2021, 14:50
Gatimet tradicionale, veshjet e vallet popullore, dhe zahiretë e bëra në kushte shtëpie ishin pjesë e festës së organizuar në Fshatin Ziçisht të Devollit.

Panairi u organizua për të promovuar agroturizmin e zonës, ndërsa për vendasit ishte një aktivitet i nevojshëm për ta.

Për kryetarin e Bashkisë Eduard Duro, Devolli është duke hedhur bazën e Agroturizmit jo vetëm me festa të tilla por edhe me investime.

Festa e Ziçishtit ka bërë bashkë prodhues, fermerë dhe artizanë nga gjithë Devolli kjo edhe si një formë për të festuar sëbashku