Sarandë: Sherri në dhomën e hotelit për droge. Arrestohet plagosësi, i plagosuri, dhe italiani

Tre persona, mes tyre një shtetas Italian është arrestuar për plagosjen e ndodhur mbrëmë në një dhomë hoteli të Sarandës.

Mes të arrestuarve është dhe I plagosuri 28 vjeçar dhe sherri duhet të ketë ndodhur për motive droge

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në një dhomë hoteli në Ksamil, shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur me armë zjarri shokun e tij, shtetasin Tauland Beqiri, ndërsa shtetasi Makaëitage Perera ka fshehur armën e zjarrit pistoletë të përdorur në këtë ngjarje. Gjithashtu, shtetasi i plagosur Tauland Beqiri, pasi është dërguar në spital, ka refuzuar të japë gjeneralitetet dhe të tregojë rrethanat e ngjarjes, informoi sot policia e Sarandës.

Të arrestuarit

Edison Vyzaj, 28 vjeç, banues në Shkodër, per veprat penale ”Plagosja e rëndë me dashje”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Tauland Beqiri, 27 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ”Moskallëzimi i krimit”;

Makaëitage Perera, 24 vjeç, banues në Itali, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja r narkotikëve” dhe ”Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë, me një karikator me 3 fishekë dhe nje sasi lënde narkotike cannabis sattiva, e cila është gjetur gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku qëndronin këta shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.