Durrës: Dy efektivë përfunduan në spital pas përplasjes me makinë, arrestohet shoferi i mjetit
Policia arrestoi shoferin e makinës që aksidentoi patrullën e Forcës "Shqiponja" të cilët ishin në shërbim. Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e Policisë shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Aksidenti u shënua dje në lagjen nr.4, Durrës.
Shkëlzen Kraja akuzohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor"
Në një dëshmi në polici ai ka mohuar të ketë qenë me shpejtësi ndërsa ka thënë se dy efektivët po udhëtonin me shpejtësi dhe i ka dalë në korsinë e tij.
Isha pranë banesës do kthehesha të fusja makinën në garazh. Nuk kam qenë me shpejtësi, madje isha ngadalësuar, por motori qe udhëtonte me shpejtësi më doli në korsinë time dhe është goditur me parakolp.
Ndërkohë sot në mëngjes në autostradën Durrës-Tiranë një 71 vjeçar duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar këmbësorin shtetasin K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë. I moshuari është arrestuar.
