U shkarkua gjatë pandemisë, Mjeku Allkaj fiton betejën e parë, shkarkimi i tij i padrejtë

Mjeku Ilir Allkja që u shkarkua nga puna në mes të pandemisë bën me dije se Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi e ka cilësuar shkarkimin e tij si të padrejtë.

Ai duke cituar vendimin shkruan se argumentet e dhënë nga QSUNT për zgjidhjen e menjëhershme të marrëdhënieve të punës me mjekun Allkja nuk qëndrojnë.

Allkja shton se është pushuar nga puna vetëm se kam kërkuar të shpëtoheshin më shumë jetë shqiptarësh dhe se kam kritikuar qeverinë në menaxhimin e pandemisë së COVID-19.

Allkja: Dje mora dijeni për vendimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në lidhje me padinë time në këtë institucion ndaj Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" , ku pretendoja pushim të padrejtë nga puna, diskriminim për lirinë e fjalës, trajtim të padrejtë, të parabartë krahasuar me mjekë të tjerë të QSUNT të cilët janë aktivizuar politikisht në mbrojtje të qeverisë. Komisioneri ka vlerësuar se: Argumentat e dhënë nga QSUNT për zgjidhjen e menjëhershme të marrëdhënieve të punës me ankuesin (mjekun Allkja) nuk qëndrojnë, dhe se, referimi tek baza ligjore e cituar në vendimin për largimin e tij nga puna, është i gabuar dhe i keqzbatuar.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskrimini është shprehur se ndaj meje janë përmbushur të treja kushtet e diskriminimit: - Trajtim i padrejtë -Trajtim i pabarabartë e i pafavorshëm- Mungesë justifikimi të arsyeshëm dhe objektiv.

Unë e kam shprehur edhe herë të tjera në media, se jam pushuar nga puna vetëm se kam kërkuar të shpëtoheshin më shumë jetë shqiptarësh dhe se kam kritikuar qeverinë në menaxhimin e pandemisë së COVID-19. Falënderoj Komisionerin e Mbrojtjes nga Diskrimini për trajtimin objektiv të ankesës time si dhe avokatët e mirënjohur Ledio Braho dhe Indrit Sefa për përkushtimin qytetar dhe profesional! Beteja vazhdon!

U shkarkua gjatë pandemisë, Mjeku Allkaj fiton betejën e