Plagosi pa dashje 33-vjeçarin në dhomën e hotelit në Ksamil, prangoset i riu

Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 33-vjeçar.

Është identifikuar dhe është arrestuar autori i plagosjes, një 28-vjeçar për plagosje nga pakujdesia.

Në pranga ka rënë Edison Vyzaj, 28 vjeç banues në Shkodër, i cili ka plagosur 33 vjeçarin.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 20:45, në dhomën e një hoteli, ku në rrethana të paqarta  mbeti i plagosur 33-vjeçari, ndërsa janë shoqëruar 7 persona lidhur me ngjarjen.

"Rreth orës 20:45, në spitalin e Sarandës ka shkuar një 33-vjeçar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli në Ksamil. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë shoqëruar nga Policia deri në këto momente 7 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes." - njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes.