Asfalti elektoral i Veliaj nuk mban as autobusët
Ndërkohë që flet për autobusë hibridë dhe elektrikë, duhet se kryebashkiaku Erion Veliaj e ka lënë në harresë pjesë e rrugëve ku urbanët e qyteti kalojnë.
Një ngjarje në kufijtë e groteskes ka ndodhur ditën e e sotme me autobusi i linjës Yzberisht-Qendër i cili ka rënë në një gropë.
Aksidenti me autobusin ka rrezikuar jetën e dhjetëra pasagjerëve që kanë qenë brenda atë moment.
Ai ra në një gropë pasi u shemb një pjesë asfalti, pasi rruga është shembur dhe për pasojë kanë plasur tubacionet e ujit.
Siç duket punimet e pa studiuara dhe asfalt elektoral bënë që të shembej një pjesë e asfaltit duke shkaktuar edhe aksidentin.
Si kjo rrugë janë mjaft rrugë të tjera në kryeqytet që për qytetarët krijojnë vetëm pluhur dhe vështirësi në qarkullim dhe që për ironi "rregullohen" për tu prishur sërish brenda një viti.
