Demalia: Nuk ka nevojë për zhurmë ndaj Bregoviçit, të lihet bosh sheshi ta tregojmë sa patriotë jemi

Në një intervistë për RTV Ora, analisti Ilir Demalia u shpreh se Shqiptarët që dalin në rrjetet sociale, nuk kanë pse të dalin, por ditën që vjen Bregoviçi ta lënë sheshin bosh meqë janë kaq shumë patriotë.

Sipas tij, shqiptarët nuk kanë nevojë për tu ngritur për atë këngëtarin, por të ngrihen për atë që po ndodh në tiranë, për korrupsion, për prishjen e trashëgimisë.

Demalia: Unë nuk e di nëse këngëtari Bregoviç ka frymëzuar sulmet e ushtarëve serbë, sepse kënga Kallashnikov është bërë para luftës. Nuk besoj se duhet të jetë kjo lidhje, por ajo që është hipokrizia është patriotizmi i rremë i shqiptarëve. Shqiptarët e kanë dëgjuar muzikën sllave me dashuri. Shqiptarë kanë parë televizion sllav, por përderisa kjo prek shqiptarët dhe kosovarët sapo kanë dalë nga lufta e i kanë plagët e hapura. Shqiptarët që dalin në rrjetet sociale, nuk kanë pse të dalin në rrjetet sociale. Por ditën që vjen Bregoviçi ta lënë sheshin bosh meqë janë kaq shumë patriotë. Të shkojnë në një shesh tjetër me këngë korçare. Kjo është sfida më e madhe ndaj Bregoviçit.

Ne tregojmë nënshtrimin tonë dhe kur nuk na pëlqen, veprojmë kështu. Ne nuk kemi një këngëtar shqiptar që ka kënduar në mes të Beogradit, apo që ka marrë një çelës të qytetit. Fajin ne e kemi vetë, të mos e kërkojmë tek të tjerët. Ne jemi hipokritë dhe gënjejmë njëri-tjetrin. S'ka nevojë për tu ngritur për atë këngëtarin, por të ngrihen për atë që po ndodh në tiranë, për korrupsion, për prishjen e trashëgimisë. Të gjitha këto tam-tamet patriotike tregojnë se jemi në një nivel të ulët kombëtar.