Bulqizë/ Gjendet një trup i dekompozuar në pyll

Një trup i dekompozuar është gjetur rreth orës 11:00 të 13 gushtit në një zonë pyjore në njësinë administrative Trebisht në Bulqizë.

Njoftimi I policisë Me datë 13.08.2021, rreth ores 11.05,   është marrë informacion se në  një zonë pyjore në njësinë administrative Trebisht, është  konstatuar një shtetas pa shenja jete(i dekompozuar).

Vijon puna për identifikimin e trupit të pa jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.