Rimëkëmbet punësimi, pas pandemisë, krijohen 10 mijë vende të reja pune

Pandemia shkurtoi të paktën 60 mijë vende punë në vitin 2020. Një vit më pas raportohet se ekonomia ka nisur të rimëkëmbet, duke bërë të mundur hapjen e rreth 10 mijë vendeve të punës.

Niveli i papunësisë në Shqipëri vazhdon të mbetet në nivele të larta duke prekur 11.9 për qind sipas bankës së Shqipërisë.

Megjithatë Open Data duke analizuar të dhënat e të punësuarve jo në të zezë në janar të vitit 2020 me marsin e vitit 2021 rezulton se janë regjistruar në tatime dhe sigurimet shoqërore 10054 individë më shumë.

Në raport nënvizohet se këtu llogariten edhe rastet kur një person deklarohet dy apo më shumë herë apo dhe punonjësit e huaj.

Numrin më të lartë të të punësuarve e mban Tirana me 37 për qind e cila në mars shënoi një rritje më 4 për qind.

Por po ashtu edhe fieri tregon një ristartim të ekonomisë me 3 për qind më shumë të të punësuarit.

Pas kryeqytetit janë tatimpaguesit e mëdhenj që mbajnë 18 për qind të totalit dhe me një rritje prej 1 për qindësh

qarku me situatë përkeqësuese është Shkodra me minus 4% ose 1074 persona që kanë humbur punën gjatë një viti.

Nëse e shohim sipas Qarqeve, rezulton që qarku me nivel më të ulët në punësim është  Kukësi dhe Saranda.

Në mars të vitit të shkuar kur edhe nisi pandemia në Shqipëri humbën vendet e punës rreth 60 mijë persona.

Ndërkaq Banka e Shqipërisë parashikon një rikuperim të lehtë e cila pritet të përmirësohet në gjashtëmujorin e dytë dhe në vitin e ardhshëm nëse situate me pandeminë do të vazhdojë të përmirësohet.