I shpallur në kërkim për mashtrim, arrestohet 37-vjeçari në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2021, 15:47
Një 37 vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” është vënë në pranga nga policia e Vlorës.
Sipas njoftimit të uniformave blu, u bë arrestimi i shtetasit Kimet Çollaku, 37 vjeç, banues në Vlorë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka dërguar urdhrin për ekzekutim e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet burg.
37-vjeçari do ti dorëzohet shërbimeve të DVP Fier, për veprime të mëtejshme proceduriale.
