Radari kap Audin luksoz me 208 km/ h në Bypass e Fierit, shoferi 21 vjeçar kishte dhe 6 gjoba të papaguara
Kishte 6 gjoba të papaguara e megjithatë nuk hiqte dorë nga shpejtësia.
Një 21 vjeçar banues në Kamëz Tiranë është ndaluar teksa po udhëtonte me makinën e tij me 208 km/h në Bypass e Fierit.
Automjeti luksoz “Audi” që kishte dhe xhamin e parë të riveshur është kapur nga radarët me shpejtësi tej normave të lejuara.
Pas paraqitjes së dokumentacionit, rezultoi se automjeti nuk kishte leje për mbajtjen e xhamit të parë të riveshur si edhe kishte pa paguar 6 masa administrative.
Këtij shtetasi iu bllokua leja e drejtimit për 6 muaj si edhe u vendos masa administrative 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë, mungesë siguracioni, xhamin e parë të veshur me qeskë të zezë, qarkullim pa patentë me vete si dhe rezulton debitor me 6 masa administrative pa paguar.
Automjeti tip "Audi" u bllokua nga Policia Rrugore.