Çekaj tenton të lajë duart me arratisjen: Plani i Fatmir Pjetrit, nuk më ndaloi policia por ndërgjegja ime

Arbër Çekaj tenton të lajë duart me tentativën e arratisjes nga burgu 313. Sipas avokates së tij Çekaj ka mohuar që plani i arratisjes ka qenë i mirëorganizuar duke ia faturuar Fatmir Pjetrit.

“Ai është thjesht viktimë pasi plani ishte i Fatmir Pjetrit. Ai ka qenë në kafe në dorë dhe kur e ka parë të largohej e ka ndjekur pa e ditur se ku po shkonte . Kjo ëhstë er vërteta e vetme e të gjithë tjerat janë spekulime”

Madje, sipas avokates, Çekaj e ka ndjekur në mënyrë instiktive Pjetrin i ndikuar dhe nga gjëndja e rënduar psikologjike për shkak të burgosjes së babait.

Jo vetëm kaq.

Çekaj mohon të ketë goditur ndonjë polic dhe se ndalimi i tij nuk është bërë nga policia por ndërgjegja e tij:  “Arbri ka menduar dhe është kthjelluar se kjo nuk është zgjidhje. Ai nuk është kriminel dhe respekton ligjet e shtetit në të kundër tani do të ishte larguar në Dubai apo në ndonjë shtet tjetër. Nëse do të ishte kriminel ai do të ishte duke pirë kafe në Costa Rika” thuhet në një letër që avokatja thotë se janë fjalët e Çekajt.