VIDEO/ Me dy gishta dhe të qeshur pas tentativës së arratisjes, dalin në gjykatë Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele

Të qeshur dhe të pa shqetësuar. Arbër Cekaj, Fatmir Pjteri dhe Lulzim Çepele dolën sot (11 gusht) para trupës gjykuese për tu njohur më masën e sigurisë pas tentativës për arratisjes me çarcaf të improvizuar si litar.

Njëri prej tyre bëri me 2 gishta, ndërsa Çekaj dukej i qeshur.

Tre të pandehurit përveç akuzave fillestare, tashmë do të përgjigjen përpara drejtësisë edhe për dy vepra të tjera, atë te tëntativës për arratisjes si dhe goditjes për shkak të detyrës.

Arbër Çekaj nëpërmjet avokates së tij ka hequr përgjegjësite e tij, duke u shprehur se plani për arratisje ishte i Fatmir Pjetrit

"Arbri nuk ka goditur asnjë polic. I ndikuar nga gjendja e rënduar psikologjike për shkak të arrestimit të burgosjes së babait, ai vetëm ka ndjekur në mënyrë instiktive Fatmir Pjetrin, kur e ka parë duke u larguar. Nuk ka qenë meritë e policit ndalimi i tyre, por vetë Arbri ka menduar dhe është kthjelluar se kjo nuk është zgjidhje. Ai nuk është kriminale dhe respekton lidhje e shtetit, në të kundërt tani do të të ishte larguar për në Dubai apo ndonjë shtet tjetër. Në qoftë se do të ishte kriminel, po do të ishte duke pirë kafe në Kosta Rika."

Në të njëjtën linjë ka qënë edhe i akuzuari tjeter Lulzim Cepele

"Nuk ka asnjë lidhje me këtë tentativë për arratisje. Unë për shkak të presionit kam tentuar vetëvrasje dhe nuk ia kisha idenë se ç'po ndodhte me një plan arratisjeje"

Policet e burgjeve

Në pyetje janë marrë efekt efektivet e policisë së burgjeve ku njëri prej tyre i identifikuar si Xhavit Kurti ka dhënë deklarimet e tij duke shpjeguar momentin e arratisjes së 2 te pandehureve.

Gjatë daljes në ajrim kam parë punonjësin e policise së  ajrosjes tjetër që po bënte debat me të p/burgosurin Arber Cekaj i cili kishte hypur sipër zgarës së lartë dhe mua mu duk sikur e kapi për këmbe por nuk arriti ta neutralizoj. Në këtë moment duke qënë dhe me trup të gjatë ka hapur rrjetën sipër dhe është ngjitur në zgarë, kam bërtitur punonjësit të policisë Fiqiri Halili që të njoftojë informacionin për ngjarjen pasi ne nuk kishim as telefon dhe as radio.

Në lidhje më hetimin edhe SHKBB ka dyshime se disa prej gardianëve kanë ndihmuar Arbër Cekaj dhe Fatmir Pjetrin të kalonin në tarracën e burgut 313.

Tentativa e arratisjes

Ata tentuan të arratiseshin me çopa çarçafi të bërë si litar.

Ishte ora 15:15 minuta e së dielës, kur të gjithë të burgosurit kishin orarin e ajrimit. Sipas njoftimit  të policisë së burgjeve, Lulzim Çelepe i cili vuan denimin për shfrytëzim prostitucioni, dyshohet se krijoi një situatë kaotike brenda qelisë duke prerë damarët.

VIDEO/ Me dy gishta dhe të qeshur pas tentativës së arratisjes,

Pas kësaj situatë disa prej gardianëve kanë shkuar për të parë situatën e Çelepës, dhe ky moment është shfrytëzuar nga dy të dënuarit e tjerë Çekaj dhe Pjetri për t’u arratisur.

Ata janë hedhur nga hapesira e ajrimit tek zona  e zyrave të administrates, e cila është jashtë perimetrit të sigurisë së lartë, mirëpo u kapën nga gardianët e tjerë.
Njëri prej ketyre te fundit ka marrë plagë në pjesën e kokës dhe disa fraktuara pasi është goditur nga 2 të burgosurit.

VIDEO/ Me dy gishta dhe të qeshur pas tentativës së arratisjes,

Izolimi

Të tre të ata, janë vendosur në izolim për 90 ditë, duke qënë nën rregjimin e mbikqyrjes së veçantë.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, ka nisur një hetim për disa prej gardianëve të cilët dyshohen sa kanë bashkëpunuar më 3 të burgosurit më qëllim arratisjen e tyre.

Gjashtë punonjësit e policisë që akuzohen për "Shpërdorim detyre" janë Gëzim Ramushi, Saimir Shahini, Bashkim Muça, Olti Myzyri, Redion Maloku, Edmond Prenga.