Policia e Skraparit shpall në kërkim 44 vjeçarin nga Bathorja, dyshon se i vuri zjarrin Malit të Tomorrit

Policia vijon punën për identifikimin e autorëve të dyshuar të zjarrvënieve në Shqipëri. Sot mësohet se është arrestuar një shtetas ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për zjarrvënie në Skrapar.

35 vjeçari banues në Vëndreshë, Skrapar, është arrestuar pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në fshatin Vëndreshë, ku si pasojë është djegur sipërfaqe e konsiderueshme toke me pyje dhe bimësi të ndryshme.

44 vjeç, banues në Bathore, Tiranë u  shpall në kërkim pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në Malin e Tomorrit, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha dhe kullota.  

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.