Autobusi merr flakë në ecje e sipër në aksin rrugor Himarë-Sarandë

Një autobus ka marrë flakë në ecje e sipër në aksin rrugor Himarë-Sarandë. Incidenti ndodhi mëngjesin e sotëm

Fatmirësisht nga flakët në autobusin me drejtues shtetasin A. L., 38 vjeç  ka vetëm deme materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një difekti teknik, informon policia.