Shkojnë të parandalojnë vrasjen për tokën, djemtë kërcënojnë policinë me pistoletë imituese
Policia e Kurbinit parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale në familje mëngjesin e sotëm në fshatin Malbardhë të Kurbinit.
Rreth orës 06:15 të mëngjesit të sotëm 64 vjeçari po kanoste me armë zjarri kushëririn e tij për motive pronësie. Falë ndërhyrjes së policisë është neutralizuar 64 vjeçari si dhe është sekuestruar arma e zjarrit automatik, 2 krehra dhe municion luftarak.
Më parë, janë arrestuar dhe dy djemtë e shtetasit H. L., pasi kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë kanosur në pistoletë imituese punonjësit e Policisë, informoi sot policia.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”.
Personi i arrestuar është i identifikuar me inicialet H. L., 64 vjeç, banues në Malbardhë, Kurbin.
Kushëriri i kërcënuar I.L
Konflikti i pronës për një tokë me ullinj i ndodhur pak ditë më parë mes kushërinjve shkaktoi 1 të vrarë në Lushnje më 29 korrik 2021
