Aksident në Tapizë-Derven, përplasen 2 makina, 3 të rejat përfundojnë në spital

Dita nisi me aksident në aksin rrugor Tapizë - Derven të Krujës.

Rreth orës 07:00, në janë përplasur 2 automjete me drejtues shtetasit A. Sh., dhe F. K.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjet, shtetaset A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe, banuese në Kosovë, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve informon policia.

Sipas policisë, shpejtësia dhe një parakalim i gabuar u bë shkak për aksidentin e rëndë në aksin Tapizë-Derven.

Ndërkohë, tri të rejat nga Kosova që mbetën të plagosura rëndë nga përplasja e dy makinave dhe po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës.

105 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore në 6 muajt e parë të vitit sipas të dhënave zyrtare, ku shpejtësia është një prej shkaqeve kryesore që ka përgjakur rrugët e vendit.