Muka: Deri nga mesi i shtatorit nuk do te ketë shqetësime nga Covidi, të përgatitemi për vjeshtë-dimër

Në një intervistë për Ora News, mjeku Taulant Muka u shpreh se Covidi do të jetë mes nesh do të ketë nivele të ndryshme infektimi.

Sipas tij, edhe pse thonë se Delta është shumë i transmetueshëm, ndërsa të dhënat nuk e provojnë një gjë të tillë.

Ai thekson se fokusi i vendit tonë në këtë pikë duhet të jetë tek ajo pjesë e popullatës që janë më të rrezikuar.

Muka: Covidi do të jetë mes nesh do të kemi nivele të ndryshme infektimi. Virusi nuk do të zhduket dhe një gjë e tillë është pothuajse e pamundur. Në këtë aspekt duhet të përqendrohemi në parandalimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve. Thonë se Delta është shumë i transmetueshëm, ndërsa të dhënat nuk e provojnë një gjë të tillë. Virusi përhapet në popullatat që nuk e kanë kaluar virusin dhe nuk janë imunizuar. Nëse shohim vendet e tjera ku ka rritje rastesh, vdekshmëria nuk është sikurse dikur me nivelin fillestar, sepse ka imunizim natyral dhe vaksina.

Prandaj fokusi i vendit tonë në këtë pikë duhet të jetë tek ajo pjesë e popullatës që janë më të rrezikuar. Kjo varet edhe nga sjellja e njerëzve, në raport me përhapjen e virusit, sepse njerëzit i janë kthyer normalitetit dhe nuk janë të shqetësuar për virusin. Nuk janë shumë të rëndësishme tashmë infektimet, përpos faktit se janë statistika për institucionet shëndetësore. Fokusi duhet të jetë tek ata persona që janë në rrezik. Prandaj duhet bërë vaksinimi sidomos tek ata persona që kanë sëmundje bashkëshoqëruese.

Muak shtoi se nuk pret që deri nga mesi i shtatorit vendi ynë të ketë ndonjë shqetësim të madh sa i takon virusit, por duhen bërë përgatitjet maksimale sa i takon vjeshtës dhe dimrit.

Muka: Unë i bashkëngjitëm thirrjes së OKB-së për të vaksinuar popullatat e vendeve të varfra që nuk kanë kapacitet. Aplikimi i një doze të tretë ka nevojë për jnë studim. Prandaj fokusi duhet të jetë tek ato vende që kanë më pak mundësi për sigurimin e vaksinimit. Kjo është një luftë globale ku jo të gjitha vendet i kanë mundësi të për sigurimin e vaksinave. Ne nuk kemi në transparencë lidhur me nivelin e infektimeve në vend lidhur me prevalancën për të bërë një parashikim për të ardhmen. Temperaturat e larta mund të favorizojë përhapjen e infeksionit sepse ose rrinë në ambiente me kondicioner ose në ambiente së bashku. Unë nuk pres që deri nga mesi i shtatorit vendi ynë të ketë ndonjë shqetësim të madh sa i takon virusit, por duhen bërë përgatitjet maksimale sa i takon vjeshtës dhe dimrit.