Durrës, po vendoste një ndriçues në shtyllë, bie nga lartësia 35-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2021, 20:01
Një 35-vjeçar ka rënë nga lartësia pasi po vendoste një ndriçues në një shtyllë në rrugë në Durrës.
E. M., rreth 35 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, punonjës i një gomisterie, është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
"Më datë 10.08.2021, rreth orës 17:55, në lagjen nr. 14, Durrës, ka rënë nga lartësia pasi po vendoste një ndriçues në një shtyllë në rrugë shtetasi E. M., rreth 35 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, (punonjës i një gomisterie). Shtetasi E. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve." - njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
